kërkimi


Etiketat Adresa IP x Server x Apps x

Aktivizo mbrojtjen DDoS


Sulmet DDoS (Distributed Denial of Service – Mohim për ofrim shërbimi), kanë si synim ta “mbysë” serverin me një numër të madh të kërkesave për akses të automatizuar dhe vijnë nga një mori adresash IP, për ta bërë faqen ueb të padisponueshme. Për të parandaluar çaktivizimin e faqes për shkak të sulmit DDoS, duhet të aktivizohet mbrojtja DDoS .

Shërbimi më i zakonshëm i mbrojtjes DDoS është

Cloudflare

, që ofron opsione falas por të kufizuara, por ka edhe të tjera si

Deflect

, shërbimet e së cilës përdoren nga shuma media, organizata mjedisore dhe të të drejtave të njeriut. Edhe Google ofron mbrojtje DDoS falas nëpërmjet

Project Shield

, që synohet për faqet e lajmeve, të të drejtave të njeriut, dhe monitorimit të zgjedhjeve.

Gabim Server DDoS Adresa IP

Kërko skedarët regjistrues të serverit

Për të përcaktuar burimin e mundshëm të problemeve me faqen ueb, mund të jetë me rëndësi të madhe të shohim skedarët regjistrues të serverit. Këta skedarë janë dokumente teksti që ofrojnë informacione të ndryshme për të gjitha aktivitetet në server. Për shembull, mund të shihni adresat IP [IP-ADDRESS] dhe identitetin e pajisjeve që bëjnë një kërkesë në server, orën dhe datën e kërkesës, etj., të cilat të gjitha mund të jenë vendimtare për trajtimin e një incidenti kibernetik.

Mund të kërkojmë skedarët regjistrues për një kuadër të caktuar kohor nga administratori i sistemit ose nga mbështetja teknike.

Bëj një kallëzim penal

Pasi të marrësh skedarët e regjistrit nga serveri nga të cilët mund të shihet se faqja ueb ishte në shënjestër të një incidenti kibernetik, p.sh. hyrje e paautorizuar, mund të bësh një kallëzim penal në polici ose në prokurori.

Gjatë përgatitjes së kallëzimit ose padisë, së pari duhet bërë një përshkrim i hollësishëm i ngjarjeve gjatë incidentit ashtu siç kanë ndodhur (çfarë sjelljeje ke vënë re me faqen, në çfarë ore, a ka pasur ndonjë ndryshim për të cilin nuk je vënë në dijeni), të jenë përgatitur skedarët regjistrues të serverit dhe informacione të tjera të dobishme, të tilla si foto të aktiviteteve të dyshimta.


Gabim Server Fakte digjitale Sajti Adresa IP Hostim